Kulturë / Takime

kargah Logo neu

kargah e.V.
Zur Bettfedernfabrik 1
30451 Hannover
Tel.: 0511-126078-0
Fax: 0511-126078-29
www.kargah.de
E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Art, kulturë dhe takime

"Arti në kargah" -– një hapësirë sociale për shprehjen e diversitetit

 

Koncepti ynë për ekspozitat dhe aktivitetet

Projekti "Art dhe kulturë" u ofron artistëve të rinj - me ose pa histori migracioni - një mundësi për të shfaqur punën e tyre. Edhe artistë nga Hanoveri dhe rajoni, të cilët interesohen veçanërisht për tema si: integrimi, migrimi, arratisja, shpërngulja, dëbimi ose përndjekja politike janë të përfshirë në këtë projekt. Me rritjen e vazhdueshme të mundësive të komunikimit dhe ndërlidhjes në botën e sotme krijohet një larmi ngjyrash dhe kulturash.

Arti u jep njerëzve një mundësi shumë të mirë për t'u shpalosur të tjerëve kulturën e vet. Nëpërmjet artit provojmë emocione të reja, sepse çdo formë e shprehjes artistike është e pazakontë, dhe jo e vetëkuptueshme. Arti na bën të mendohemi dhe na lejon t'i shohim gjërat nga këndvështrime të tjera. Arti na detyron të angazhohemi dhe na lë të eksperimentojmë me ëndrrat dhe idetë tona.

Artistët me histori migrimi janë shpesh të detyruar të përballojnë një jetë mes dy ose më shumë identitetesh kulturore.

Nëpërmjet këtij projekti duam ta paraqesim realitetin nga këndvështrime të tilla të pazakonta dhe të nxisim diskutimin.

"Arti në kargah" nuk duhet të jetë vetëm një galeri e thjeshtë, por një hapësirë sociale ku integrimi bëhet përmes artit. Arti është për ne një mjet për të nxitur kontaktin dhe shkëmbimin me njëri-tjetrin.

 

Impressum

pfilekargah e.V.
Verein für Interkulturelle Kommunikation
Migrations- und Flüchtlingsarbeit
Zur Bettfedernfabrik 1
30451 Hannover

Wer ist online

Kemi 121 vizitues e asnje perdorues online