Rreth nesh

kargah Logo neu

kargah e.V.
Zur Bettfedernfabrik 1
30451 Hannover
Tel.: 0511-126078-0
Fax: 0511-126078-29
www.kargah.de
E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Rreth nesh

kargah (persisht: Punishte) e. V. është një shoqatë e pavarur jofitimprurëse për nxitjen e komunikimit ndërkulturor, si dhe mbështetjen e refugjatëve dhe migrantëve. U themelua në vitin 1980 nga iranianë në ekzil, fillimisht si një mjet për t'i ardhur në ndihmë njëri-tjetrit në problemet e jetës së përditshme, dhe në vitin 1986 u regjistrua zyrtarisht në Gjykatën e Hanoverit.

 

Që prej 1991-shit kargah ofron një qendër këshillimi për migrantë dhe refugjatë, krijuar në kuadrin e programit të landit Niedersachsen për "Decentralizim të punës sociale me refugjatët". Gjithashtu, nga viti 1996, shoqata ndërmerr masa për kualifikimin profesional dhe gjuhësor të të shpërngulurve, migrantëve dhe refugjatëve. Duke marrë përsipër gjithmonë e më shumë projekte, shoqata ka zgjeruar aktivitetin e vet dhe ka krijuar një bazë për arsim dhe kualifikim praktik edhe në fushën e punës ndërkulturore. Sot, shoqata zhvillon forma të shumëllojshme bashkëpunimi dhe projekton modele, të cilat luajnë një rol kyç në përcaktimin e politikave të migracionit për qytetin dhe landin. kargah ka arritur gjithashtu të bëhet e njohur dhe të krijojë lidhje edhe në nivel evropian.

 

Objektivat:

 

Shoqata ndjek një rrugë të re: proces i të mësuarit ndërkulturor drejt së ardhmes nëpërmjet një ekipi ndërkulturor. Kjo krijon perspektiva të reja për punën tonë, si për shembull :

 

  • Emancipim duke i mësuar individit, se si t'i vijë vetes në ndihmë
  • Nxitje e komunikimit ndërkulturor dhe mënyra përparimtare pune
  • Zhvillim i kompetencave ndërkulturore dhe antiraciste
  • Krijim i kushteve për pjesëmarrjen shoqërore dhe ndërkulturore të migrantëve në jetën e përditshme
  • Zhvillim i aftësive vetjake nëpërmjet rritjes dhe përmirësimit te mundësive për arsimim dhe kualifikim për refugjatë dhe migrantë
  • Arritje dhe ruajtje e aftësive në gjuhën amëtare përkatëse në një Evropë të bashkuar dhe një globalizim në rritje
  • Ndihmë në kapërcimin e vështirësive të jetës së përditshme
  • Zgjerim i potencialit për integrim përmes kualifikimit, arsimimit dhe zhvillimit të kompetencave ndërkulturore për banorë me histori migracioni
  • Kualifikim profesional përtej nevojave bazë të vendit të punës

 

Koncepti pedagogjik:

 

  • Përvoja dhe zhvillimi i kargah japin një shembull, se si të huajt mund të bëhen pjesë e shoqërisë dhe se si mund të tejkalohen vështirësitë që ata hasin.

  • Qëllimi ynë është t'u japim pjesëmarrësve bazën dhe mbështetjen e duhur, të zgjerojmë eksperiencat e tyre dhe të bëjmë që të jenë sa të pavarur, aq edhe bashkëpunues. Këto kushte na paraqiten në këtë mënyrë: Nevojat mund të shprehen vetëm në një atmosferë të lirshme, pa frikë, konkurrencë apo pritshmëri të lartë sociale. Përndryshe shprehja e nevojave nuk arrin të nxisë solidaritetin shoqëror.Pjesëmarrësit nuk sjellin vetëm dëshirat dhe aftësitë e tyre, por edhe pikëpamjet dhe formimin e tyre kulturor.

 

Temat që ofrohen:

 

Një përzjerje e punës këshilluese, takimeve, artit, kulturës, ekspozitave, arsimimit, kualifikimit, si edhe ofertave politike dhe sociale, kalimit të kohës së lirë (pushime verore me qëllim përvetësimin e gjuhës për fëmijë, adoleshentë dhe të rritur).

 

Kontakte dhe lidhje:

 

kargah mundohet përmes projekteve të ndryshme ta rimendojë dhe rinovojë punën për integrim në qytet. Kjo punë u zhvillua si pasojë e bashkëpunimit ndërkulturor në qytet me detyrat e mëposhtme :

 

  • Krijim i mundësive për kontakte dhe shkëmbim ndërkulturor

  • T'i bëjmë banorët të ndjehen pjesë e qytetit

  • Përmirësim i njohurive gjuhësore specifike të fushës së integrimit duke marrë gjithmonë parasysh jetën e përditshme të qytetit

  • Përmirësim i shanseve në tregun e punës dhe institucionet arsimore

 

Zhvillimi i punës:

 

Në thelb synohet një organizim fleksibël për të krijuar oferta në kuadrin e realizimit të qëllimeve tona në sferën e integrimit.

 

Puna në kargah:

 

  • Arsimim dhe kualifikim profesional
  • Këshillime të ndryshme për refugjatë dhe migrantë, por edhe për njerëz pa histori migracioni
  • SUANA (Këshillim për gra dhe vajza të prekura nga dhuna e meshkujve)
  • Linja e urgjencës për martesa të detyruara
  • Kafe dhe takime ndërkombëtare në ambientet e kargah
  • Internet-Kafe
  • Takimi internacional i grave dhe vajzave "La Rosa"
  • Bibliotekë dhe qendër dokumentacioni
  • Emisioni televiziv "Pareh Tasswir"
  • Fond për mbështetje financiare të refugjatëve në raste urgjente
  • WIR-Werkstatt Interkulturelle Region ("Punishtja e rajonit ndërkulturor") për punë të menjëhershme në zonë
  • Perspektiva punësimi
  • Udhëzues për arsimim
  • "Kompjuter-nënë-fëmijë" për nëna refugjate
  • Mbështetje dhe trajnim i punës vullnetare
  • Edukim ndërkulturor dhe këshillim familjar
  • Shoqërim i njerëzve me histori migracioni që kanë nevojë për kujdes të veçantë (shëndetësor etj)
  • Punishte kreative
  • Ndihmë me detyrat e shtëpisë për fëmijë dhe adoleshentë
  • Nisja e një gazete lokale ndërkulturore (Linden im Weltspiegel, kargah im Lindenspiegel)
  • Stërvitje dhe ushqim i shëndetshëm

 

kargah-mitarbeiterEkipi i punës:

 

  • Punonjës, të punësuar të përkohshëm, vullnetarë, praktikantë dhe nxënës në kargah (Burra dhe gra nga 16 kultura të ndryshme),
  • Të punësuar (me kohë të plotë ose part-time, financuar nga landi Niedersachsen, komuniteti, qeveria, Bashkimi Evropian)

 

Financimi:

Land Niedersachsen (Landi i Saksonisë së Ulët), Stadt Hannover (Qyteti i Hanoverit), EU (Bashkimi Evropian), JobCenter Region Hanover (Zyra e punës për rajonin e Hanoverit), Agentur für Arbeit Hanover (Agjencia për punësim në Hanover), dhurime, pagesat për aktivitetet dhe kurset, të ardhura nga dhënia me qera e ambienteve si edhe nga bashkëpunimet me institucione të tjera.

Impressum

pfilekargah e.V.
Verein für Interkulturelle Kommunikation
Migrations- und Flüchtlingsarbeit
Zur Bettfedernfabrik 1
30451 Hannover

Wer ist online

Kemi 133 vizitues e asnje perdorues online